“Lufta”/ BE e shqetësuar për planin e zgjerimit të operacioneve izraelite në Rripin e Gazës

schedule16:18 - 5 Maj, 2025

schedule 16:18 - 5 Maj, 2025

Bashkimi Evropian është shprehur i “shqetësuar” për planin e ri të Izraelit që parashikon “pushtimin” e Rripit të Gazës dhe bën thirrje për përmbajtje nga ana e autoriteteve.

“Bashkimi Evropian është i shqetësuar se zgjerimi i planifikuar i operacionit të forcave izraelite në Gaza do të çojë në viktima dhe vuajtje të reja për popullin palestinez. Ne i bëjmë thirrje Izraelit të tregojë përmbajtje maksimale”, tha zëdhënësi Anwar el-Announi në komunikim për mediat.

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar zgjerimin e operacioneve ushtarake që synojnë “pushtimin” e Rripit të Gazës, sipas një burimi zyrtar, raportojnë mediat e huaja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!