Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Lufta 12 ditore, ridimensionim i rendit të ri botëror’, Alibeaj: Deklarata e Trump, lëvizje e mençur

schedule20:31 - 24 Qershor, 2025

schedule 20:31 - 24 Qershor, 2025

Deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në ‘Real Story’ komentoi tensionet në Lindjen e Mesme mes Iranit dhe Izraelit, si dhe me ndërhyrjen e SHBA. Alibeaj tha se deklarata e Trump ishte lëvizje e mençur dhe e vetëkufizuar.

Luftën 12 ditore, Alibeaj e komentoi si një ridimensionim të rendit të ri botëror si dhe amerikanët treguan që janë një forcë e madhe ushtarake në planet.

“Deklarata e Trump më është dukur lëvizje e mençur dhe e vetëkufizuar. Ajo që është lufta 12 ditore, nuk ishte luftë për motivet e deklaruar, ishte luftë qytetërimesh dhe sistemesh.



Nuk ishte çështje fizike, bërthamore, ishte çështje se sa e disiplinuar ishte dora që do shtypte atë buton. Kam përshtypjen që ajo që ndodhi ishte një ridimensionim i rendit të ri botëror, me atë që ndodhi amerikanët treguan që janë forca e madhe ushtarake në planet, tregoi që jo vetëm që është i fortë por edhe i ekuilibruar, një gjë që i mungon stabilitetit në botë.”, tha Alibeaj.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!