Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi e cilëson katastrofike situatën me Covid-19 në Elbasan.
Ai shprehet se i gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa shton se situata është jashtë kontrollit.
Sipas Boçit, të infektuarit nuk janë karantinuar, si dhe nuk i janë testuar personat e rrethit familjar me të cilët kanë pasur kontakt.
“Situatë katastrofike e Covid-19 në Elbasan.
Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv.
Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit.
Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve.
Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute.
Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta.
Rama e Manastirliu flasin nga kullat e… detit.
Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata”, shkruan Boçi./abcnews.al