Lubonja kërkon vazhdimin e protestave: Të dorëhiqet Erion Veliaj

schedule17:50 - 18 Maj, 2020

schedule 17:50 - 18 Maj, 2020

Analisti Fatos Lubonja ka mbajtur fjalën para protestuesve në sheshin para ministrisë së Brendshme, ku protestohet kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Lubonja kërkoi dorëheqjen e Erion Veliajt, ndërsa bëri thirrje për protesta të vazhdueshme.

LEXO EDHE: Robert Budina: Shembja e TK tentativë për vrasje, SPAK të hetojë

“Këtu kemi një bandë kriminale shumë të rrezikshme dhe duhet të mendojmë thellë se si duhet të veprojmë për tu çliruar. Bashkë me entuziazmin secili nga ne duhet të ketë edhe nga një projekt në kokë. Ajo që unë mendoj, ky projekt duhet të fillojë me një protestë të vazhdueshme, për nxjerrjen para gjyqit për shkatërrimin e kësaj prone për të gjithë autorët e këtij krimi.

Ne duhet të kërkojmë sot dorëheqjen e Erion Veliajt dhe duhet ta kërkojmë sot. Ne duhet të protestojmë përpara prokurorisë. Ky proces do të çojë te kryetari i bandës që është Edi Rama dhe jo vetëm por tek shkatërrimi i gjithë mekanizimit të pushtetit që ai ka ngritur”, tha Lubonja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!