“Luanim futboll të bukur, Guardiola i sheh akoma ndeshjet e Pescarës time”

schedule21:39 - 21 Maj, 2020

schedule 21:39 - 21 Maj, 2020

Ndihem një edukator futbolli. Nuk kam qenë fitues, ka shumë të tjerë që kanë fituar më shumë se unë, por ia kam dalë të ndërtoj diçka të bukur“, është shprehur gjithmonë Zdenek Zeman. Trajneri i njohur për futbollin e tij ultraofensiv, riktheu Pescarën në elitën e futbollit italian në vitin 2012.

Emra si Ciro Immobile, Lorenzo Insigne dhe Marco Verratti, ishin pjesë e “Delfinëve” në atë sezon. Zeman e kujton me krenari atë kohë për Rete8 Sport, teksa zbulon se Pep Guardiola, një tjetër trajneri i dashuruar me anën estetike të futbollit, i sheh akoma ndeshjet e ish-ekipit të tij.

Kam kujtime të bukura nga 20 maji i vitit 2020, ishte një ditë e bukur. Skuadra luante një futboll të mirë dhe shënonte shumë gola. Ia dolëm të rikthejmë Pescarën pas 19 viteve në Serie A. U renditëm në vend të parë, lamë pas Torinon dhe Sampdorian. Guardiola i sheh edhe sot ndeshjes e Pescarës time“, deklaron bohemi. /abcnews.al

 

Verratti, Immobile dhe Insigne, duke festuar një gol me Pescarën

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!