“Luanët” e Tuchel/ Trajneri zbulon listën e Anglisë, për sfidën kundër Shqipërisë

schedule12:34 - 14 Mars, 2025

schedule 12:34 - 14 Mars, 2025

Vetëm zgjedhjet e para, por gjithsesi me një impakt pozitiv mediatik. Trajneri I kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel zbuloi listën me 26 futbollistët që do të ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Shqipërisë në “Wembley” më 21 mars, e para në kualifikueset e “Botërorit 2026”.

Kjo sfidë është debutuese për teknikun gjerman, që mori drejtimin e “Tre Luanëve” pas largimit të Gareth Southgate.

Tuchel ka rikthyer në kombëtare Markus Rashford dhe Jordan Henderson, ndërsa ashtu si parardhësi i tij ka lënë jashtë Xhek Grilish.

Nuk mungojnë edhe suprizat, me 18 vjeçarin Ljuis –Skelli, mbrojtësin tjetër të Arsenal, Kuansah si dhe veteranin e Njukasëll, Dan Bërn, që do debutojë në moshën 32 vjeçare.

Ndërkohë, pjesë e listës së Anglisë për sfidën kundër Shqipërisë janë të gjithë peshat e rënda si Kane, Bellingham, Foden, Palmer apo Ullker.

Jashtë skuadrës për shkak dëmtimesh kanë mbetur emra të tjerë të mëdhenj të futbollit anglez si Saka, Maguire, Aleksander-Arnold, Kobi Maino apo Luke Shou.

Pas publikimit të listës, Thomas Tuchel do të zhvillojë të hënën stërvitjen e tij të parë si trajner i kombëtares së Anglisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!