Luana Vjollca është padyshim një ndër personazhet publik më të komentuar. Luana duket shumë e angazhuar edhe në muzikë, pasi së fundmi ajo publikoi një duet me artistin e njohur latin Jay Santos.
Mirëpo, pas suksesit të “Locos” Luana ka nisur punën për një tjetër projekt. Përpos kësaj, Luana është zgjedhur imazh i firmës ndërkombëtare Guess, lajm të cilin e bëri me dije vetë moderatorja pak kohë më parë.
Ndërkohë, së fundmi Luana ka realizuar një set fotografik për markën në fjalë, foto të cilat i ka ndarë dhe me ndjekësit në rrjete sociale. Luana duket si gjithmonë mahnitëse teksa pozon me një veshje që i nxjerr në pah linjat perfekte trupore. xh.d/abcnews.al