Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Luana Vjollca ka vetëm një dëshirë shumë të thjeshtë për vitin 2021

schedule08:40 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 08:40 - 28 Dhjetor, 2020

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca është treguar e hapur lidhur me dëshirat e saj.

Ajo ka treguar se dëshiron që në vitin 2021, të dhurojë sa më shumë dashuri duke harruae vitin pandemik që po lëmë pas.

“Dëshira ime është të mundohemi ta harrojmë këtë vit, por mos të mendojmë se ka qenë një ëndërr e keqe pasi ka qenë një ëndërr reale, ky vit pandemik, ndaj a mundet të gjithë ju që po na ndiqni tani, të dhuroni një puthje, një “faleminderit”, një “të dua”, një “më fal” të gjithë njerëzve që kanë nevojë sa i keni në jetë, fatkeqësisht nuk e kemi fare në dorë këtë pjesë.

Sa jemi sot gjallë, dedikojini një mesazh dashurie njerëzve tuaj të dashur. Mami, motrat e mia ju dua pafund, faleminderit dhe më falni për gjithçka mund të kem bërë padashje.”, u shpreh Luana në emisionin e saj. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!