Luan Starova: Letërsia është odiseja ime, që me ktheu ne vendin tim

schedule17:42 - 17 Shtator, 2021

schedule 17:42 - 17 Shtator, 2021

Akademia e Shkencave, organizon veprimtarinë shkencore kushtuar veprës krijuese e studimore të akademikut, Luan Starovës në 80-vjetorin e lindjes. Shkrimtari thotë se letërsia më ktheu në vendin tim. në këtë jubile botohet në shqip nga frëngjishtja vepra e tij “ Bregu i mërgimit”

Luan Starova- akademiku, shkrimtari i shumëgjuhësisë, në 80 vjetorin e tij të lindjes mbushur me emocione , në sallën e Akademisë së Shkencave thotë se saga e odises time , mori zgjidhje përmes letërsisë. Me këtë filozofi e stil të të jetuarit, shkrimtari që është larguar vetëm tre vjeç nga Shqipëria, ritakohet me përmallshëm me kolegët dhe të afërmit e tij pikërisht për letërsinë.

Ekzili, për shkrimtarin ka dy anët e medaljes , të konceptuara prej tij kështu. Luan Starova profesor i letërsisë së krahasuar në Universitetin e Shkupit dhe ligjërues në disa universitete të tjera; doktor i shkencave në Universitetin e Sorbonës; studiues, akademik dhe diplomat; anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i mëparshëm i saj; anëtar i Akademisë Mesdhetare të Italisë; me veprimtari shkencore e krijuese në tri gjuhë krijimtarie: shqip, frëngjisht e maqedonisht; një prej shkrimtarëve shqiptarë më të përkthyer në kohën e sotme; me mbi 150 tituj dhe mbi 300 botime në së paku 15 gjuhë të huaja prej vitit 1970 e këndej; fitues çmimesh e mirënjohjesh të rëndësishme ndërkombëtare, duke përfshirë çmimin më të lartë të Francës për merita letrare që mban emrin e shkrimtares akademike Margaret Yourcenar. /abcnews.al/