Luan Rama: Të bëhemi bashkë kundër këtij regjimi kriminal

schedule13:57 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 13:57 - 13 Dhjetor, 2019

Zëvendeskryetari i LSI-së, Luan Rama në një deklaratë për mediat u shpreh se qeveria gjen kohë që ti largohet përgjegjësive dhe administrimit të situatës për menaxhimin e pasojave që shkaktoi tërmeti duke u marrë me cënimin e fjalës së lirë.

“Kjo mazhorancë gjen kohë të thellojë aventurizmin e saj të shpallur ndaj medias. Ajo çfarë po bën mazhoranca në luftë kundër fjalës së lirë, është plotësimi i një regjimi që po thellohet me qëndrimin kundër medias. Për fat të keq dëshmon se nuk ka kuptuar ende asgjë se çfarë do të thotë vlerë shoqërie. Persekutori dhe realizuesi i të gjithave këtyre ideve po plotëson atë që ka parathënë më akuza dhe shpifje. Qëndrimin që ai mban ndaj medias e ka dhënë me shembuj të shkëlqyer të luftës me median e lirë. Regjimet e kanë humbur luftën ashtu si edhe vet ai do ta humbasë. Duhet të kuptojmë që çështja e medias së lirë nuk është vetem çështje e atyre që punojnë në televizione, kjo është çështje e të gjithë shqiptarëve. Duhet të jemi të gjithë bashkë për ti treguar vendin këtij regjimi kriminal”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!