E premtja e 31 tetorit shënoi lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të politikanit Fatos Nano, një emër i madh në historinë dhe politikbërjen shqiptare.
Ish ministri Luan Rama tha për ‘Real Story’ se Fatos Nano nuk bënte armiq dhe se krijonte hapësirë dhe për ata që e kundërshtonin.
“Fatos Nano krijonte hapësirë për të gjithë dhe për ata që e kundërshtonin. Fatosi kështu ishte, nuk bënte armiq në parti. Kongresi i garës me Majkon në ’99, që me të mbaruar Kongresin një pjesë e jona që mbështeste Fatosin, dhe me të fituar kryetarin e partisë të nesërmen bëri Ilir Metën. “
Ish deputeti Petro Koçi tha për ‘Real Story’ se Fatos Nano ishte një njeri misionar dhe se iu desh të punonte në gërmadhën e së majtës dhe së djathtës, e gjithashtu në gërmadhën e Shqipërisë.
“Pa Fatosin në krye të PS do ishte një mision i pamundur që do dështonte.
Nano është njeriu misionar që iu desh të punonte në gërmadhë, në të majtën dhe në gërmadhën e Shqipërisë dhe së djathtës. Ky është rasti ku tjetrit i thua misionar, e ka marrë përsipër me vullnet të plotë.”

