Luan Perzhita: Zbulimet e fundit arkeologjike përmbysin datat historike për periudhën ilire

schedule14:57 - 8 Mars, 2020

schedule 14:57 - 8 Mars, 2020

Zbulimet e fundit arkeologjike përmbysin datat historike për periudhen ilire. Arkeologu dhe drejtori Institutit të Arkeologjisë Luan Perzhita në një intervistë për ABC News rrëfen detaje rreth objekteve të zbuluara.

Nga ana tjetër ai shpjegon edhe ngërçin mes institutit të Arkeologjise dhe Ministrisë së Kulturës. Perzhita për herë të parë zbulon detaje rreth rikonceptimit të pavionit të prehistoris në Muzeun Historik Kombëtar.

Misteret e nëntokës shqiptare janë të mëdha, arkeologët gjithnjë janë në kërkim të dhënave të reja të cilat dalin në pah falë gërmimeve arkeologjike.

Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, thotë se harta e kërkimeve, është e shtrirë në gjithë territorin e shqipërisë. Në 22 zona  punojnë arkeologët shqiptarë me ato të huaj. Spekteri i kërkimeve nis me prehistorine deri në periudhen e mesjetës.

Të dhëna mjaft interesante për periudhen e prehistorisë vijnë nga zona e Korçës, ku  Përmbysin edhe datat historike.

“Është fjala për një ndër sitet më të njohura në të gjithë Mesdheun, për Sovjanin që ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme që lidhen me një datim të ri të periudhës së Neolitit. Është fjala për një ndryshim gati për një vjet, tashmë kërkimit tregojnë se kërkimet kane filluar nëshekullit të VII”, tha Perzhita

Çdo vit nga zbulimet e fundit, dalin në pah objekte me rëndësi të vecantë,  Si gjetje unike, Luan Perzhita rendit kalorsin mbi Kalë prej Bronxi.

“Kalorsi mbi Kalë një figurë bronzi një zbulim i bërë në Babunjë nga gërmimet që ne kemi bërë në këtë set arkeologjik ose siç njihet ndryshe arnisa, i takon shekullit të VII para erës sonë sipas specialistëve përbën një gjetje unikale, por ka territore të tjera muzeume shumë të njohura me objektin që ne kemi zhvilluar. Tashmë kemi një tentativë me Muzeun e Getes në SHBA për të bërë rikonstruksionin dhe restaurimin e tij”, është shprehur Luan Perzhita.

Edhe kuaotimi i tij kap shifra marramendëse.

Mbase gjys milioni euro shkon restaurimi”, tha ajo.

Në  gërmimet e kryera gjatë vitit 2019 surpriz ka shënuar edhe zona e Bushatit.

Specialisti Pershiza është shprehur një qendër urbane në periudhën e Mbretërisë Ilirre në kohën e Agronit dhe të Teutës dhe paraqiti një qendër që shkonte pak a shumë në sinkon me urbanizimin që kishte në atë kohë Lezha antike dhe Shkodra Antike, ishte një qytet i ndërmjetëm që vinte anës rrugës nga brigjet Dalmate në drejtim të Jugurt të Shqipërisë.

Luan  Perzhita  për herë të parë si pjesë e stafit të rikonceptimit të muzeut historik kombëtar zbulon detaje për pavionin  e arkeologjisë

“Do të paraqitet jo më një koman që kishte një varre në vetvete, por paraqitetej një qënder urbane siç është Shkodra, Lezha, Ulqini që ëhstë e organizuar në rrugë, lagje, me kisha, me qendra tregtare. Komani tashmë ëhstë një qytet që fillon jetën e vet që në shekullin e IV e deri në shekullin e XIV. Bashkë me Sardën një tjetër qendër në luginën e Drinit ekipi nën drejtimin e Etleva Nallbanit dhe Elvana Metalla kanë dhënë një kontribut me rëndësi në kulturën Arbërore. Falë këtyre gërmimeve tashmë kemi një kulturë tjetër arbërore nga ajo që ne kemi njohur deri në vitet 90’, ka thënë ndër të tjera ai.

Me mjaft rëndësi Rezulton edhe Komani,  i cilësuar si zemra e Arbrit.

“Në këtë ishull deri para gërmimeve njihej vetëm për një kishë tashmë njihet dhe për periudhën fundi i Bronzit dhe fillimi i hekurit që lidhet me kulturën Ilirre. Një e dhënë e re që lidhet me parë në literaturën histori dhe atë arkeologjike nuk njihej. Tashmë e dimë se kjo periudhë jete ka nisur në vitin 1250 në ishullin e Maligradit”.

Objektet e zbuluara ne koman ,  rezultojnë mjaft të vecanta kryesisht stolitë, të cilat karakterizohen nga finesa dhe rafinatura të rralla.

“Është grumbullimi më i madh tumular që kemi në Shqipëri nga Lezha deri në Shkodër. Janë tuma të mëdha me përmasa të ndryshme këto kanë një kulturë që nisin në mesin e mijëvjeçarit të dytë dhe është një protencial që duhet të vendoset në mbrojtje. Ne kemi bërë gati formularin që do ja prezantojmë në Ministrinë e Kulturës”.  

Përzhita si ekspedita te frytyshme rendit edhe ato te kryera ne ishullin e Maligradit

309  tuma Ilire  kanë dalë në dritë  në zonën e Lezhës të cilat kërkojnë mbrojtje nga shteti.

Edhe kërkimet nen ujore  ne liqenin e ohrit kanë sjell rezultate pozitive, sipas  Perzhitës

Apollonia eshte e njohur tashmë si shkolle kerkimi, pasi germimet zënë fill në këtë sit arkeologjik që në 1924 me Rein dhe Hasan Cekën.

“Apollonia është një projekt tradizcional që ka filluar që nga 1924 e vijon edhe më sot”.

Të dhënat e fundit në Orikum  përmbysin tezen e teatrit të Orikut.

“Orikumi është njohur deri më tani nga tatri por tashmë kemi një tjetër panoramë. Janë zbuluar të gjithë muret përreth dhe tani po përpiqemi që të zgjerojmë hartën për këtë”, tha Perzhita.

Për  herë të parë  në historine e arkeologjisë  shenohen emrat e dy shejtorëve që i dedikohet kishës së zbuluar në Palakastër.

“Është një pllakë që është zbuluar në hapësirën e kishës dhe ne mësuam se kujt i detikohej. Ajo i përkiste dy të shënjtëve Damianit dhe  Kozmai”.

Megjithë zbulimet e mëdha, ende nuk ekziston një laborator në Institutin e Arkeologjisë  ai mbetet  thjeshtë premtim i rrallës.

“Në tentativa për të ngritur një laborator modern ne kemi një bashkëpunim me ambasadën italiane pavcarsisht se ka kaluar afati njëherë për shkak të termetit por edhe për shkak se nuk janë gjetur materialet e nevojshme.”

Ndërkohë që Durrësi po planifikohet nga Ministria e kulturës që të kthehet në një park arkeologjik. Perzhita i bashkohet zërave kundër të arkeologëve vendas, të cilët nuk përfshihen në projektet arkeologjike apo planmenaxhime.

“Durrësi po përgatitet për tu kthyer në një park arkeologjik pasi nuk është i tillë ne tashmë do të kemi një zonë që do të përcaktohen kufinjtë që do të bëjnë pjesë. Me projektet e tjera që kanë të bëjnë me amfiteatrin apo me të trerat ato do të vijnë me teatrin”, është shprehur për ABC News specialisti Perzhita.

Në thesaret e arkeologjise që ndodhen në  bodrumet e institutit të arkeologjisë  ruhen  mni 60 mijë objekte të cilat janë rezulutat i ekspeditave në terren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!