Dinamo-Partizani do të luajnë mes tyre sfidën e javës së 22-të të Abissnet Superiores, ditën e premte në stadiumin “Elbasan Arena”, sfidë që do të fillojë në orën 19:45.
Një derbi ku blutë e Bledar Devollit do të kërkojnë të “shkelmojnë” rezultatet negative të marra javët e fundit, dhe një fitore ne derbi ndaj Partizanit do të “shëronte plagët”.
Për këtë përballje drejtuesit e Dinamos kanë kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve për të bërë të mundur edhe marrjen e 3 pikëve, ndërsa kanë nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë duel.
“Nëndetësja blu”, si skuadër pritëse, ka publikuar çmimet e biletave, të cilat të interesuarit mund të blejnë çdo ditë, nga ora 10:00 deri në 19:00 në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi” dhe në Elbasan, ditën e ndeshjes.
/f.a/abcnews.al