Luan Baçi në SPAK/ Deputeti demokrat, i kallëzuar për fshehje pasurie: Është hetuar pasuria ime ‘fije për pe’

schedule13:10 - 1 Nëntor, 2024

schedule 13:10 - 1 Nëntor, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është thirrur në prokurorinë e posaçme të premten për të dhënë sqarime për një kallëzim ndaj tij për fshehje pasuri. Baçi qëndroi për më shumë se 90 minuta në prokurori ku dha sqarime mbi një kallëzim të depozituar në shkurt të këtij viti.

Pas daljes nga prokuroria, Baçi u shpreh për mediat se për të njëjtën çështje është kallëzuar edhe më herët në prokurori por pas verifikime rezultoi se pasuria e tij është krijuar me burime të ligjshme.

“Dhashë deklarime për llogari të një kallëzimi të bërë kundër meje për “fshehje të pasurisë”. I njëjti kallëzim i bërë nga një patronazhist bravist është hetuar më herët dhe është vendosur pushimi. Por SPAK duket se e ka më dëshirë t’i thërrasë deputetët r PD edhe për kallëzime qesharake”, tha ai.

Bëhet fjalë për një kallëzim të shtetasit Aredin Behari që pretendon se deputeti Baçi ka fshehur një pasuri prej rreth 800 mije EURO.

Në kallëzim thuhet se gjatë viteve 2010-2011 deputeti Luan Baçi, nëpërmjet bashkëshortes së tij, ka kryer një investim në vlerën e 783 mijë eurove në një kompleks turistik në Vlorë që nuk është deklaruar prej tij në ILDKPI./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!