Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, ku është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të hetimit për 1 orë e 30 minuta.
Mësohet se ai po hetohet për pasurinë në lidhje me një kallëzim që është depozituar në SPAK ndaj Baçit.
Sipas gazetarit Ermal Vija, ai është kallëzuar nga një qytetar nga Fieri, i cili pretendon se deputeti demokrat ka fshehur pasurinë e tij, një shumë prej 800 mijë eurosh, më konkretisht një kompleks apartamentesh në qytetin e Vlorës, vlerën e të cilin Baçi nuk ka bërë deklarim.
Baçi është paraqitur i vetëm, pa shoqërimin e një avokati dhe në një deklaratë për mediat, ka pranuar se ka marrë përsëri të njëjtin kallëzim, por nuk ka rezultuar asnjë shkelje nga ana e tij.
“I bëj thirrje qeverisë për të vënë në funksion zyra të reja për punonjësit e BKH sepse janë 7-8 punonjës në një zyrë të vogël dhe punojnë në kushte jo të mira.
Jam në cilësinë e një deklaruesi pasi një patronazhist vit pas vit bën të njëjtin kallëzim. Unë përsëri ju përgjigja ftesës. Ka qene një kallëzim dhe është pushuar si çështje. Është hetuar pasuria ime ‘fije e për pe’ dhe unë hyjë tek ata njerëz që jam transparent. Unë jam shumë i qetë dhe është mbyllur si çështje”, tha Baçi./abcnews.al