Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Luajti vetëm një pjesë, adoleshenti i Barçës dëmtohet rëndë

schedule20:43 - 7 Nëntor, 2020

schedule 20:43 - 7 Nëntor, 2020

Barcelona fitoi me “manita” sot ndaj Real Betis, por ky triumf është shoqëruar me një pasojë të rëndë. Koeman e nisi pa Messin sot, por u detyrua ta aktivizonte “Pleshtin” në nisje të pjesës së dytë për shkak se Ansu Fati pësoi dëmtim dhe e pati të pamundur të vazhdonte.

 

Pas ndeshjes ai i është nënshtruar menjëherë ekzaminimeve dhe Barcelona ka publikuar raportin mjekësor të sulmuesit. Katalanasit raportojnë se ylli i ekipit ka dëmtuar meniskun, një lëndim, që kërkon rreth 3-4 muaj rikuperim.

Testet e kryera këtë pasdite kanë treguar se Ansu Fati ka një këputje të meniskut të brendshëm të gjurit të majtë. Në ditët në vijim do të përcaktohet trajtimi që do të ndiqet”, shkruhet në deklaratën e Barcelonës, duke lënë të kuptohet se nuk përjashtohet operimi i 18-vjeçarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!