Luajti superheroin e preferuar, 7-vjeçari bën gjestin e veçantë për “Panterën e Zezë”

schedule21:32 - 31 Gusht, 2020

schedule 21:32 - 31 Gusht, 2020

Kur Kian Westbrook mësoi se Chadwick Boseman, aktori që luajti superheroin e tij të preferuar kishte vdekur, ai menjëherë filloi të qante. 7-vjeçari nuk u takua kurrë me Boseman, por vendosi të bëjë një gjest prekës për aktorin që luajti “Black Panther”.

Ai ishte një model i mirë për mua dhe djemtë e zinj sepse më la të kuptoj se djemtë e zinj mund të jenë heronj. Kur zbulova se ai vdiq, u ndjeva shumë i trishtuar. Unë po qaja dhe nuk mund të ndaloja së foluri për të.”, tha vogëlushi për CNN.

Kian mbajti një memorial të vogël për aktorin përpara shtëpisë së tij në Florissant, Misuri të shtunën, ndërsa i ati i tij vendosi ta ndajë këtë moment të veçantë në rrjete sociale.

Ishte përtej fjalëve. Më bëri krenar që gjeti një mënyrë për të përballuar humbjen e heroit të tij. Unë kurrë nuk e dija se do të prekte aq shumë njerëz. Nëse memoriali i Kian mund të sjellë buzëqeshje për njerëzit që preken nga kjo humbje e tmerrshme, kjo më bën krenar si baba.“, tha babai i Kian, King Westbrook.

Boseman vdiq të Premten në moshën 43-vjeçare pas një beteje katër vjeçare me kancerin. Vetëm pasi ndërroi jetë, bota zbuloi se aktori po punonte për projekte të reja, në një kohë ku po përballej me operacione dhe kimioterapinë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!