Luajti me Shqipërinë e Kosovën, pret lejen për t’u aktivizuar me Malajzinë

schedule15:24 - 14 Shkurt, 2020

schedule 15:24 - 14 Shkurt, 2020

Të shumtë janë futbollistët me origjinë shqiptare që mbrojnë fanellat e kombëtareve të ndryshme. I fundit që po tenton diçka të tillë është Liridon Krasniqi. Mesfushori ofensiv ka provuar të luajë me Shqipërinë U21 (2 ndeshje) dhe Kosovën (3 ndeshje).

Tani është gati të përfaqësojë kombëtaren e Malajzisë. 28-vjeçari nga Vitia ka marrë nënshtetësinë e vendit aziatik dhe po pret të marrë një konfirmim nga FIFA për t’u bërë pjesë e Malajzisë. Krasniqi u transferua dhjetorin e kaluar te Johor DT dhe e njeh mirë kampionatin malajzian, pasi është aktivizuar edhe me skuadra si Kedah dhe Malaka.

Familja e tij jeton prej vitesh në Malajzi dhe Federata e këtij vendi e ka ftuar në kombëtare falë paraqitjeve shumë të mirë të lojtarit ofensiv. Nëse FIFA e lejon, Krasniqi do të bëhej lojtari i dytë i huaj që luan me kombëtaren e Malajzisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!