Luajti 90 minuta, Rrahmani: Objektivi është kalimi në Champions, na pret rival më i fortë

schedule09:35 - 14 Janar, 2021

schedule 09:35 - 14 Janar, 2021

Gaboi ndaj Udinese, por Gattusso ia dha sërish shansin dhe Amir Rrahmani ia shpërbleu këtë herë trajnerit, duke dhuruar një paraqitje të mirë në ndeshjen e Kupës ndaj Empolit në fitoren 3-2 të napolitanëve.

Pas ndeshjes, përmes së cilës Napoli shkoi në çerekfinale foli vetë kapiteni i Kosovës. Rrahmani tregoi objektivin në Serie A.

“Ndeshjet e Kupës janë të vështira, të gjithë duan të kualifikohen, por ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer kundër një kundërshtari me vlerë. Gattusso na tha se ishte e rëndësishme të kalonim më tej. Tani na pret një kundërshtar i fortë.

Përpiqemi të bëjmë punën tonë dhe të ecim përpara, në Serie A dhe në Kupë. Qëllimi ynë është të përfundojmë në top 4, pastaj nuk i dihet kurrë”, u shpreh Rrahmani pas ndeshjes së mbrëmshme. /abcnews.al