Laçi humbi terren në garën për titull ditën e sotme pasi barazoi pa gola ndaj Kastriotit në Kamzë. Një nga episodet më të rëndësishme të ndeshjes ishte kartoni i kuq i Nwabueze, për të cilin trajneri Shpëtim Duro kishte kritika të ashpra në prononcimin e dhënë për Supersport pas ndeshjes.
“Për veprimin e Nwabueze nuk kam asnjë koment, është i papërgjegjshëm, nuk na ka ndihmuar gjithë sezonit, madje na ka dëmtuar, e papranueshme. Duhet ta zgjidhnim ndeshjen, pavarësisht mungesave., Jam i kënaqur me ndeshjen përveç momenteve të para.
Kishim 3-4 raste ndaj një kundërshtari që u mbrojt shumë. Nuk kam ç’të them për skuadrën në aspektin e lojës, por na duhej me patjetër fitorja sot. E thashë, skuadra ka rënë psikologjikisht, më pas reaguam dhe luajtëm mirë me Bylisin, pavarësisht mungesave. Djemtë e kanë justifikuar veten e tyre.
Kisha shumë shpresa nga Nwabueze kur erdha në krye të skuadrës, ka luajtur vetëm dy tre ndeshje dhe na ka dëmtuar si në momentin e Ballshit dhe sot. Vendimi për të i takon presidentit, nuk diskutoj më për këtë. Vendosjen nuk e kam strikte, kemi luajtur më shumë me tre, sepse kushtëzohemi nga organika.
E kemi kthyer me katër sepse kemi qenë të detyruar dhe kemi luajtur mirë. Më i miri sot ishte Zylfiu dhe në ndeshjen e dytë e ka justifikuar plotësisht. Edhe Prenga ishte shumë mirë. Harmon ka qenë i dëmtuar dhe në aktivizimin në fushë u paraqit mirë”, u shpreh Duro. /abcnews.al