Luajnë së bashku por nuk flasin, Goal zbulon përplasjet brenda PSG-së

schedule13:52 - 19 Shkurt, 2023

schedule 13:52 - 19 Shkurt, 2023

Kapiteni i skuadrës së futbollit të Paris Saint-Germain, Marquinho ka debatuar me shokun e tij të skuadrës, Presnel Kimpembe pas ndeshjes me Monacon, e cila u luajt më 11 shkurt në kuadër të javës së 23-të të kampionatit francez, raporton “Goal”.

PSG u mposht me rezultat 3:1 dhe pas ndeshjes, Marquinhos ia ndaloi Kimpembe-s t’u drejtohej tifozëve, të cilët ishin zemëruar me futbollistët për shkak të paraqitjes së tyre të dobët, shkruan abcnews.al.

Megjithatë, Kimpembe nuk e dëgjoi kapitenin, por pas ndeshjes iu afrua tribunës dhe u kërkoi falje tifozëve, të cilët e përshëndetën futbollistin e ri me ovacione.

“Gol” thekson se Marquinhos dhe Kimpembe më pas janë grindur dhe nuk kanë folur që nga ajo kohë, edhe pse luajnë bashkë.

“Marquinhos e përjetoi si sulm ndaj vetes, pasi është kapiten i skuadrës. Kimpembe është i pakënaqur me politikën sportive të klubit ku ka nisur karrierën e tij profesionale. Ai nuk është i kënaqur që klubi shet lojtarë të rinj dhe sjell përforcime të shtrenjta, të cilat nuk justifikojnë paratë e investuara. Ai krijoi një klan të ri me lojtarë të rinj të cilët dëshiron t’i ndihmojë”, “Goal”.

Kimpembe është pjesë e PSG që nga viti 2005 dhe ka luajtur 234 ndeshje për ekipin e parë. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!