Luajnë ndeshjen e fundit mes tyre për këtë sezon, Tirana kërkon t’i rrëmbejë kapitenin Kukësit

schedule09:52 - 23 Maj, 2022

schedule 09:52 - 23 Maj, 2022

Tirana e Kukësi do të përballen mes tyre në ndeshjen e fundit në kampionat për këtë sezon, me takimin që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi:

Bardheblutë e Orges Shehit, të shpallur tashmë kampionë në “Abissnet Superiore”, ndaj verilidnorëve nuk luajnë për ndonjë objektiv, ndërsa nga krahu tjetër të besuarit e Diego Longos kërkojnë fitoren për të shpresuar më pas tek fitorja e Laçit në Kupë për të shkuar në Europë si vendi i 4-të.

Por dueli në “Selman Stërmasi” do të jetë një tjetër specifikë për kryeqytetasit, të cilët tashmë e kanë mendjen te merkatoja për të përforcuar skuadrën, dhe synimi është pikërisht lojtari lider i skuadrës së Kukësit.

Bëhet fjalë për kapitenin, Gjelbrim Taipi, të paktën sipas asaj që “Panorama Sport” raporton, pasi mesfushori i verilindorëve mund të luajë në disa pozicione në mesin e fushës, ndërsa vlera e tij në merkato është 300 mijë euro.

Taipi shikohet nda drejtuesit e bradhebluve si një lojtarë kyç që do të ndihmonte Tiranën në Champions League. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!