Laçi i Mirel Josës pret ditën e diel ora 13:45 skuadrën e Kukësit, në një sfidë që do të tregojë edhe forcën e vërtetë të dy skuadrave në garën për titull.
Vetëm 3 pikë diferencë mes tyre me kurbinasit të pozicionuar në vendin e dytë, të cilët kërkojnë të vazhdojnë të jenë ata forca e dytë e Abissnet Superiore, ndërsa nga ana tjetër verilindorët e Diego Longos do të kërkojnë t’i rimarrin vendin e tyre bardhezinjve.
Kjo sfidë do të luhet në stadiumin e Laçit dhe për këtë klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve në tribuna, ndërsa kanë nxjerrë në shitje edhe biletat të cilat kanë çmime të përballueshme për xhepat e tifozëve.
“BILETAT-Tribuna Vip 500 lekë.Tribuna pas portës 300 lekë.Tribuna përballë falas” – shkruan klubi për sfidën që do luhet në Laç.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al