Pavarësisht kauzës, apo edhe motos “Luajmë dhe ndërtojmë së bashku”, tifozët nuk i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë dhe FSHF-së. Veç tyre, edhe personalitet të shumta në rrjetet sociale kanë ftuar sportdashësit të jenë në “Air Albania Stadium”.
Të gjitha të ardhurat shkojnë për familjet e prekura nga tërmenti i 26 nëntorit të vitit të shkuar. Prej asaj date ka kaluar shumë kohë dhe njerëzit i janë rikthyer përditshmërisë së tyre dhe halleve të shumta që kanë.
Kështu, as yjet e Italisë, Greqisë dhe Turqisë nuk i kanë nxitur tifozët të jenë të shumtë në stadium. As heronjtë që mundën Greqinë kampione Europe në vitin 2004 nuk kanë mjaftuar. Gjithsesi duhet edhe pak kohë për të filluar ndeshja për të parë numrin total të tifozëve. /abcnews.al