Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë cilësuar shifrat për projektbuxhetin 2020, mashtrim të qeverisë. Sipas përfaqësuesve të këtyre dy forcave politike, buxheti i vitit të ardhshëm varfëron qytetarët dhe pasuron oligarkët dhe klientët e kryeministrit Rama.
Gënjeshtare dhe mashtruese është qeveria Rama për opozitën.
Këtë e faktuan edhe në deklaratën e fundit të ministrisë së financave se rritja ekonomike për vitin 2020 do të jetë jetë 4,1 përqind vunë në dukje përfaqësues nga dy selitë opozitare.
Hap pas hapi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për integrim sqarojnë se rritja ekonomike do të përgjysmohet krahasuar me cfarë deklaron qeveria.
“Pa asnjë dyshim, ky buxhet mund të quhet buxheti i varfërimit, pasi asnjë qindarkë nuk parashikohet për rritje rrogash për mjekët, infermierët, arsimtarët dhe punonjësit e administratës publike.
Asnjë qindarkë për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve në nevojë. Ulen me 10% fondet për dëmshperblimin e ish pronarëve.
Ulen fondet për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, duke e çuar në 3 dekada afatin kohor të shlyerjes së plotë të faturës financiare për këtë shtresë të përvuajtur të shoqërisë”.
Në të dhënat e fundit që ka publikuar Banka Botërore, numri dy I Lsi ka lexuar se bizneset shqiptare në masën 30 përqind ankohen se administrata tatimore publike u kërkon rryshfet. Këto shifra korrupsioni janë tre herë më të larta se mesatarja e vendeve të rajonit dhe dy herë më të larta se mesatarja në nivel botëror- shprehet nënkryetari i LSI.
Ndërsa demokratët publikojnë të tjera shifra që sipas tyre janë fonde buxhetore për të paguar PPP e klientëve të qeverisë.
“120 milionë euro apo 30 milionë euro më shumë sesa viti aktual, do të shkojnë për të paguar 12 kontrata PPP – të gjithë këta miq dhe klientë të Kryeministrit.
Është hera e parë në 30 vjet, madje rast unik në histori, që një projekt-buxhet ndërtohet duke patur prioritet absolut vetëm një grusht oligarkësh”.
Për opozitën edhe Politika fiskale është në shërbim të një koncesioni të vetëm, atë të fiskalizimit, i cili ka kosto të fshehura prej të paktën 500 euro në vit për 120 000 bizneset e vogla e të mesme. /abcnews.al