LSI: Rritja e çmimeve do ndikojë direkt tek konsumatorët

schedule21:06 - 15 Janar, 2022

schedule 21:06 - 15 Janar, 2022

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke theksuar se rritja e çmimeve po ndikon direkt tek konsumatorët.

Sipas Xhixhos me këtë rritje çmimesh, që pritet të vazhdojë në muajt që vijnë, më shumë se gjysmën e të ardhurave familjet do ta shpenzojnë për ushqime.

“Qeveria që deklarohet e majtë as e ka në prioritetet e saj shtresën e varfër dhe mbrojtjen me politika sociale. Kjo maxhorancë kujdeset vetëm të financojë nga buxheti i shtetit PPP dhe oligarkët pranë saj.” shkruan Xhixho.

Postimi i plotë:

Prej muajsh shqetësimi i madh i familjeve është bërë rritja e ndjeshme e çmimeve të produkteve të shportës, shoqëruar me rritjen e çmimit të karburantit e së shpejti edhe të energjisë elektrike për biznesin e madh, që do ndikojë direkt te konsumatori.
Brenda një viti çmimet janë rritur me 6.4%, e sipas INSTAT inflacioni arriti normën më të lartë në 11 vite, 3.7%.
Ushqimet përbëjnë 40% të kostos së një familjeje mesatare. Me këtë rritje çmimesh, që pritet të vazhdojë në muajt që vijnë, më shumë se gjysmën e të ardhurave familjet do ta shpenzojnë për ushqime.
Kjo përkthehet në varfëri për shtresën e mesme e të varfër, që mbeten sërish vetëm, në këtë situatë pandemie, dhe pa asnjë mbështetje nga qeveria.
Qeveria që deklarohet e majtë as e ka në prioritetet e saj shtresën e varfër dhe mbrojtjen me politika sociale. Kjo maxhorancë kujdeset vetëm të financojë nga buxheti i shtetit PPP dhe oligarkët pranë saj.
Kryeministri, që së fundi zgjedh të bëjë edhe vetë pazar, teksa shfaqet duke blerë domate, duhet ta dijë se shtresa e varfër përballet me çmime absurde në treg, që nga qepa 70 lekë për kg te sallata jeshile 180 lekë e spinaqi 250 lekë.
Varfëria dhe munges
/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!