Zëvendës kryetari i LSi Luan Rama përmes një deklarate për shtyp nga selia e LSI ka bërë thirrje për distancim ndaj deklaratave ministres Elisa Spiropali për dëshmorët e atdheut.
Sipas Ramës, deklarata të tilla nuk i bëjnë mirë askujt dhe tregojnë ligësinë e atyre që i bëjnë ato.
“Prandaj ajo që duhet të bëjë sa më parë PS, nëse ka mbetur në radhët e saj ndonjë socialist, është distancimi dhe dënimi i të tilla deklaratave e qëndrimeve që nuk i bëjnë nder PS dhe askujt që i mendon dhe i artikulon”, deklaroi ndër të tjera Rama.
“Për sa kohë që ky qëndrim fyes, denigrues, poshtërues, mohues ndaj të rënëve për Shqipërinë e mban qeveria e Republikës së Shqipërisë, akti nuk është vetëm provokativ, por është qëndrim i qëllimtë si pjesë e një strategjie të ligë, që synon përmes përbaltjes dhe rivrasjes së të rënëve në Shqipëri dhe dënimit të heronjve të UCK në Kosovë, vrasjen e identitetit tonë kombëtare dhe synon të lënë allahun pa heronj e pa dëshmorë. A mund të ketë atdhe pa dëshmorë e pa heronj?! Është e ligë përpjekja për të përfshirë në luftën politike të ditës ata që i falën jetën dhe gjakun shqipërisë. nëse dikush ndjehet keq dhe nuk i pëlqen që Presidenti i Republikës nderpi në emër të shtetit dhe popullit shqiptar kapedanët e Luftës së Vlorës së 1920-ës dhe e përdor këtë për interesa të ulëta politike të ditës duke thënë se presidenti dhe varrmihësit e tij po merren me të vdekurit e para 100 viteve dëshmon në thelb se cfarë ligësie mban, se çfarë ligësie shpreh qeveria e republikës së Shqipërisë ndaj kësaj lufte, por jo vetëm ndaj saj, por ndaj të gjithë të rënëve të historisë sonë kombëtare falë të cilëve Shqipëria dhe Kosova janë këta që janë sot në realitetin historik e politik. Të tillë zëra ka patur dhe do të ketë por është e pafalshme që të tillë zëra vijnë nga qeveria e asaj partie pasardhëse e partisë që drejtoi luftën antifashiste nacional çlirimtare dhe krijoi kultin e dëshmorit në historinë e Shqipërisë. Prandaj ajo që duhet të bëjë sa më parë PS, nëse ka mbetur në radhët e saj ndonjë socialist, është distancimi dhe dënimi i të tilla deklaratave e qëndrimeve që nuk i bëjnë nder PS dhe askujt që i mendon dhe i artikulon. Lavdia e madhështia e heronjve është e parekshme në historië e Shqipërisë. Për cilindo që mban, artikulon, dhe ushqen e nxit gojë të liga që thonë të tilla shprehje, është e udhës shprehja; “nuk pëgëret deti nëse fut turinjt një mi””, tha zëvendës kryetari i LSI.