Nënkryetari Petrit Vasili ka reaguar pas fjalës hyrëse të mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Elbasan për sezonin e ri politik përpara Grupit Parlamentar.
Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se Rama “është një coftinë që u ka dalë tepër të gjithëve.”
Më tej, Vasili shruan se asnjë shqiptar nuk ka parë e prekur ndonjë të mirë prej kryeministrit ndërsa shton se asnjë shtresë shoqërore nuk ka parë një ditë të barë qëkur PS ka ardhur në pushtet.
“Kushedi se sa socialistë të emëruar nga ai janë përzënë dhunshëm nga detyrat dhe postet pasi plotësuan orekset e Ramës dhe u flaken si limonë të shtrydhur. Ne njërën anë Rama i pasur pa fund ndërsa nga ana tjetër qindra socialistë pa rroge dhe me përgjegjësitë penale që u rëndojnë mbi vete sepse kanë përmbushur,” thuhet më tej në postim.
Postimi i plotë:
Coftina Rama, qe u ka dale teper te gjitheve !
Nje i paafte dhe zhvates i pameshirshem te mirash per veten ky eshte Rama.
Asnje shqiptar s’ka pare dhe prekur asnje te mire prej tij.
Asnje shtrese shoqerore nuk ka pare nje dite te bardhe qe kur ka ardhur Rama ne pushtet.
Asnje kategori biznesi eshte ndjere e qete e mbrojtur dhe e barabarte perpara ligjit, por eshte ndjere e trysnuar dhe e plaçkitur nga qeveria e ketij te babezituri.
Kushedi se sa socialiste te emeruar nga ai jane perzene dhunshem nga detyrat dhe postet pasi plotesuan orekset e Rames dhe u flaken si limone te shtrydhur.
Ne njeren ane Rama i pasur pa fund ndersa nga ana tjeter qindra socialiste pa rroge dhe me pergjegjesite penale qe u rendojne mbi vete sepse kane permbushur oreksin e tij. panginjur te Rames.
Ndaj sot Edi Rama eshte thjesht nje kuje qaramane ne shkretetire.
Ndaj sot Edi Rama eshte nje coftinë politike largimi i te ciles i gezon e i çliron te gjithe.
Shkurt Edi Rama u ka dale teper te gjitheve sepse si cdo coftine era e saj i qelb te gjithe. /abcnews.al/