“LSI paguan minorenët për protesta të dhunshme”, Gjosha: Do të dorëzojmë në Prokurori padi për shpifje

schedule12:42 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 12:42 - 14 Dhjetor, 2020

Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet ish-ministres Klajda Gjosha, deklaroi se LSI ka vendosur të padisë në Prokurori për shpifje dhe dezinformim, këdo që lëshon mbi to akuza, teksa shton se nuk kanë dashur te reagojnë më parë në respekt të dhimbjes së familjes së Klodian Rashës.

“Përgjatë 5 ditëve të protestave qytetare, Rilindja është hedhur në sulm për të përbaltur dhe shpifur ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe opozitës se ne paskemi paguar dhe keqpërdorur minorenët për të protestuar dhe për të përdorur dhunë.

 Sot pushteti dhe Rilindja kërkojnë të mbulojnë vrasjen, dhunën shtetërore, dështimin dhe keq qeverisjen, nëpërmjet shpifjes dhe si gjithmonë gjetjes së fajit të palët e treta. Sot në vend të pendesës dhe mbajtjes së përgjegjësisë, Edi Rama dhe vartësit e tij kërkojnë të dezinformojnë publikun dhe aktorët e tjerë, me qëllim devijimin e të vërtetës dhe realitetit të trishtë që ka pushtuar vendin.

Për këtë arsye LSI ka vendosur të padisë në Prokurori për shpifje dhe dezinformim të gjithë ata që me deklaratat e tyre kanë ushqyer opinionin publik më të pavërteta”, ka thënë Gjosha.

Ish-ministrja ka vijuar më tej, ku ka theksuar se për LSI vrasja e 25 vjeçarit nuk është çështje partiake, por tashmë është e të gjithë shqiptarëve.

“Shpresoj shumë që kjo padi të shqyrtohet sa më parë nga Drejtësia, në mënyrë të paanshme, që vëmendja t’i rikthehet hetimit të plotë të asaj ç’ka ka ndodhur në këtë vend natën e së henes datës 7 Dhjetor, ku nëpërmjet vrasjes së Klodianit është vrarë çdo shpresë e rinisë dhe çdo sakrificë  çdo prindi.

Vrasja e Klodianit nuk është çështje partiake është çështje e të gjithë shqiptarëve dhe si e tillë meriton të trajtohet me seriozitet, respekt dhe përgjegjshmëri!”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!