LSI i kërkon qeverisë të tërhiqet

schedule15:44 - 19 Qershor, 2019

schedule 15:44 - 19 Qershor, 2019

Lëvizja Socialiste për Integrim i bën thirrje kryeministrit dhe institucioneve që zbatojnë urdhrat e qeverisë të tërhiqen. Nëse kjo nuk ndodh  zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama paralajmëron revoltë të pamëshirshme.

“Përballë një situate kriminale zgjedhjesh natyrisht edhe produkti nuk mund të jetë i ndryshëm. Zgjedhjet me kriminelë prodhojnë qeverisje me kriminelë. Zgjedhjet em banda prodhojnë qeverisje banditeske. Ajo çfarë duhet bërë në këtë moment është tërheqja e menjëhershme e qeverisë dhe të gjitha institucioneve që zbatojnë nën urdhrat e saj dhe jo ligjin sepse përndryshe revolta, zemërimi popullor do të jetë i pamëshirshëm përballë të gjithë atyre që veprojnë në kundërshtim me ligjin”, tha Luan Rama./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!