LSI e Kosheres bën “festë” pas shkarkimit të Presidentit nga parlamenti

schedule22:36 - 13 Qershor, 2021

schedule 22:36 - 13 Qershor, 2021

Ngjarjet e fundit politike, sidomos shkarkimi i Presidentit Ilir Meta është komentuar dhe tek “Kosherja”. LSI e Kosheres ka organizuar një “festë” për Metën pas shkarkimit nga Kuvendi. Siç thotë kryetarja, Kryemadhi, nuk po feston për faktin se është shkarkuar, por sepse ka dalë fjala e saj.

“Nuk do të festojmë ngaqë u shkarkua, por ngaqë doli llafi im. Se i thoja do të ta fusë Rama. Jo ai, tani të rrijë në shtëpi me mua dhe të shikojë telenovela.Dhe jo vetëm Rama por dhe Basha. Më kanë zënë fatkeqësitë njëra pas tjetrës, se nëse të zënë fatkeqësitë në të gdhirë ke tre njëra pas tjetrës.”, tha Monika e “Kosheres”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!