Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë si forcë politike e vetme në këto zgjedhje.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se parti të tjera apo individë të spektrit të majtë që janë në negociata me LSI, si për shembull kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, nëse do të të bien dakord, do të jenë pjesë e listave të LSI, por nuk do të formojnë koalicion.
Ndërkohë nga ana tjetër, në këto momente përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike janë në takim me ish-presidentin Bamir Topi për të diskutuar nëse do të jetë pjesë e koalicionit të PD me forcën e tij, Fryma e Re Demokratike. sb/abcnews.al/