LSI 72 vota larg mandatit në Berat, Çefa: Nuk shohim ndonjë lëvizje të rëndësishme në numra

schedule11:35 - 21 Maj, 2021

schedule 11:35 - 21 Maj, 2021

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve është duke vijuar procesi i rinumërimit të 114 kutive të qarkut të Beratit. Siç raporton gazetarja Esiona Konomi deri më tani janë numëruar 59 kuti dhe LSI-së i duhen ende edhe 72 vota që të sigurojë edhe një mandat në këtë qark.

Duke folur për mikrofonin e ABC relatori i kësaj çështje në KAS, Elvis Çefa kërkoi që t’i siguronte subjektet politike dhe zgjedhësit se Komisioni po e shikon procesin me seriozitet.

“Vullneti i qytetarëve do të lexohet drejt. Rezultati do të jetë produkti final, nuk varet nga vullneti i KAS, por do të jetë shterues.”

I pyetur nëse diferenca e deritanishme e ndryshon rezultatin, zoti Çefa tha se deri më tani nuk kemi ndonjë lëvizje konsistente të votave.

“Të paktën për votat që vijnë për rivlerësim nga KAS…Nuk shoh ndonjë lëvizje të rëndësishme.  Procesi është thuajse në gjysmë, janë edhe 60 kuti të tjera për t’u numëruar.”

Sa i përket procesit të rinumërimit, pritet që në KQZ të vijohet pa ndërpreja puna në mënyrë që në fund të ditës të jenë rinumëruar të gjitha votat. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!