Gjermania barazoi 2-2 me Hungarinë mbrëmjen e djeshme dhe shmangu eliminimin e turpshëm në EURO 2020 që në fazën e grupeve.
Dueli tjetër për tre herë kampionët e Europës është kundër Anglisë dhe trajneri Joachim Low e mirëpret. Pas ndeshjes me hungarezët ai ka deklaruar:
“Është lajm i mrekullueshëm të luajmë në Wembley kundër Anglisë. Është një ndeshje krejt ndryshe. Hungaria parkoi autobusin dhe ishin të gjithë pas linjës së topit.
Atyre u pëlqen të sulmojnë dhe do të jetë një ndeshje e hapur. Kundër Anglisë do të jetë krejtësisht ndryshe”, ka thënë shkurtimisht Low për ndeshjen me Anglinë në 1/8-at e finaleve të EURO 2020. / abcnews.al