“Low battery”, situata më stresuese në botë…

schedule22:23 - 28 Mars, 2018

schedule 22:23 - 28 Mars, 2018

Ne jetojmë një frikë të vazhdueshme dhe kjo ndodh për shkak celularit.

Një studim i fundit ka zbuluar se fikja e celularit është më stresuese se intervistat e punës apo të jesh vonë për një mbledhje. Madje, dita e parë e punës ose të bëhesh prind konsiderohen si më pak shqetësuese se të kaloni disa orë pa celularin.

Gjigandi i celularëve “Huawei” anketoi rreth 2006 britanikë për të studiuar se sa e rëndësishme është jetëgjatësia e baterisë së celularit për konsumatorët.

Ajo që kërkimi zbuloi është se të të fiket bateria e celularit në një moment të rëndësishëm është gjëja më stresuese në botë.

Psikologia dhe autorja e kërkimit, Linda Papadopoulos, tha se smartfonët janë bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së njerëzve dhe i shikojnë si pjesë e pandarë të tyre.

“Njerëzit varen mbi celularët për të bërë shumë gjëra. Që kur shikojnë orën, përdorin GPS-in apo dhe për t’i ndihmuar që të lidhen me pjesën tjetër të botës. Kur celulari fiket ose nuk ka mjaftueshëm memorie, njerëzit ndihen të izoluar ose mendojnë se nuk mund të japin maksimumin e tyre. Kjo shkakton momente të vazhdueshme stresi”, u shpreh Papadopoulos.

Në ditët e sotme, njerëzit ndiejnë një lidhje të jashtëzakonshme me smartfonin, të njëjtë me lidhjen që kanë me mikun e ngushtë ose një anëtari nga familja. Kjo sepse këto pajisje lehtësojnë jetesën e përditshme të njerëzve.

Por kush janë situatat më stresuese?

1. Të të mbarojë bateria në një moment të rëndësishëm. (7.2 nga 10)

2. Të jesh vonë në një takim. (6.7 nga 10)

3. Të fillosh një punë të re. (6.5 nga 10)

4. Të debatosh me partnerin/en, intervista e punës, të ngecësh në trafik. (6.4 nga 10)

5. Të të prishet makina. (6.3 nga 10)

6. Të mbesësh jashtë shtëpisë. (6.2/10)

7. Të zhvendosesh në një shtëpi tjetër, të shkruash ese. (6.1 nga 10)

8. Të qortosh fëmijët. (5.8 nga 10)

9. Të flasësh në publik. (5.7 nga 10)

10. Të bëhesh prind. (5.5 nga 10)

(Situatat më stresuese renditen me një shkallë nga 1 deri te 10, ku me 10 vlerësohen situatat më stresuese dhe me 1, ato aspak stresuese.)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!