Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

 “Louvre”, 5 arrestime te reja/ Xhevahiret ende të zhdukura, më shumë se një javë pas grabitjes

schedule12:03 - 30 Tetor, 2025

schedule 12:03 - 30 Tetor, 2025

Pesë persona të tjerë u arrestuan mbrëmjen e së mërkurës për grabitjen e muzeut. Prokurorja e Parisit, Lor Bekju kishte paralajmëruar më parë arrestimin e një të dyshuari, i cili  besohet të jetë pjesë e “komandos së ekipit që kreu grabitjen dhe të ketë qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, Galeria Apollon.

Bekju tha se ekzistojnë prova të ADN-së që e lidhin personin në fjalë me grabitjen më të bujshme të shekullit. Ndërkohë katër burrat e tjerë të arrestuar do të jenë në gjendje të japin informacion në lidhje me mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet.

Pesë burrat u arrestuan në vende të ndryshme në Paris dhe në periferitë përreth, përfshirë Seine-Saint-Denis. (Sien son deni).



Ndërkohë prokurorja e Parisit tha gjithashtu se dy të arrestuarit e mëparshëm, 34 dhe 39 vjeç kanë pranuar pjesërisht përfshirjen në grabitje. Njëri nga dy të dyshuarit është akuzuar për “grabitje të organizuar” dhe “bashkëpunim kriminal”.

Por pavarësisht arrestimeve, tetë xhevahiret e vjedhura të kurorës franceze mbeten të zhdukura. Edhe kërkimet e kryera së fundi nuk çuan në gjetjen e tyre. Prokurorja Bekju bëri thirrje për kthimin e bizhuterive dhe shtoi se kushdo që i blen ato, po bashkëpunon në krim.

Grabitja e Luvrit ngriti dyshime serioze mbi masat e sigurisë në muzetë në Francë, pasi salla ku ndodhi ngjarja nuk kishte kamera e madje as rojet nuk mundën të ndërhyjnë për të ndaluar autorët.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!