Para disa ditësh Elvana Gjata publikoi projektin e saj më të ri muzikor, “Loti”. Si gjithmonë, këngëtarja goditi në shenjë dhe u prit shumë mirë nga fansat.
Mirëpo, “Loti” duket se i ka kaluar kufijtë shqiptarë. Madje, edhe këngëtarja me famë botërore, Inna, ka ndarë në InstaStory këngën e Elvanës, duke treguar se i ka pëlqyer shumë.
Të njëjtin postim, Gjata e ka ripostuar në InstaStory, duke lënë të kuptohet se është lumturuar shumë.
“Kjo e përmbushi ditën time! Faleminderit mbretëreshë! Të dua”, ka shkruar Elvana krahas videove./abcnews.al