Kur kujtojmë legjendat e futbollit gjermant dhe veçanërisht të atyre që një pjesë të karrierës e kanë kaluar te Bayern Munich, padyshim një emër si Lothar Matthaus nuk mund të lihet pa përmendur.
Ditën e sotme, ish-“arkitekti” i mesfushës “bavareze” foli për mikrofonat e prestigjozes “Sky Sport”, ku ceku temën e ndërrimit të trajnerëve te Bayern Munich, më konkretisht largimin nga stoli të Julian Nagelsmann dhe afrimin e teknikut Thomas Tuchel.
“Ndryshimi i trajnerit në Bayern më befasoi vërtet, por marrëdhënia mes Nagelsmann dhe drejtuesve ishte përkeqësuar për shkak të rezultateve dhe mbi të gjitha performancës së ekipit.
Tuchel është një trajner ekspert dhe një vetëm mund ta përgëzoj Bayernin që e zgjodhi atë si pasues të Nagelsmann. Gjithashtu falë përvojës së tij mendoj se ai është trajneri i duhur, por ndryshe nga e kaluara e tij ai duhet të tregojë se është rritur edhe në aspektin e karakterit”,- u shpreh Matthaus në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al