Lotari të paligjshme në lokal, dy të arrestuar në Tiranë

schedule10:38 - 13 Shkurt, 2022

schedule 10:38 - 13 Shkurt, 2022

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi organizonin lojëra të paligjshme fati.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale E.O. 35 vjeç dhe A.D. 41 vjeç të cilët akuzohen për organizim të lotarive të palejuara.

Policia bën me dije se këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit E. O., në rrugën “Ndre Mjeda”, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

“Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit :

– E. O., 35 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”;

– A. D., 41 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit E. O., në rrugën “Ndre Mjeda”, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!