Lot në qytetin e gurtë, Gjirokastra kujton dhe nderon birin e saj

schedule19:19 - 3 Korrik, 2024

schedule 19:19 - 3 Korrik, 2024

Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare u përkujtua në të gjithë vendin. Nderimi i figurës së tij për shqiptarët u përcoll me trishtim nga jugu në veri…Në qytetin e tij të lindjes, janë ndezur qirinj dhe janë vendosur buqeta me lule për nder të shkrimtarit të njohur.

Një prej fqinjëve të tij ndan me dhimbje kujtimet e gjeniut, i cili i dedikoi libra qytetit të tij të gurtë duke ja prezantuar të botës.

Por, letërsia e tij është një nga vlerat e çmuara, të cilat ju përcillen edhe shtetasve të huaj që vizitojnë Gjirokastrën.

Në Vlorë, në bibliotekën “Shefqet Musaraj” është ngritur këtë të mërkurë një kënd me librat e shkrimtarit.

Personazhe të letërsisë shqipe në të gjithë vendin flasin për trashëgiminë e jashtëzakonshme letrare…

Në Korçë, studentë dhe pedagogë të Univeristetit “Fan Noli” kujtuan poezitë dhe veprat e kolosit të letrave shqiptare…

Flamuri është ulur në gjysmështizë edhe në Shkodër. Qytetarët vlerësojnë kontributin e dhënë prej dekadash nga Ismail Kadare për Shqipërinë.

Gjeniu u përcoll këtë të mërkurë për në banesën e fundit. Në nder të tij u zhvillua një ceremoni shtetërore, ku morën pjesë mijëra persona,mes tyre emra të njohur të artit, politikanë dhe diplomatë të huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!