Ndër të parat, në radhën e personazheve të showbizzit që ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani është Dafina Zeqiri. Këngëtarja ka publikuar një foto të Osmanit, të cilën e ka uruar për postin e rëndësishëm që ka marrë.
“Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku vetë dëshirojnë. Çdo gjë është e mundur dhe mund të bëhet realitet! Urime Vjosa Osmani. Urime Kosovë. #dearpresident #womanempowerment”, ka shkruar këngëtarja.
Osmani arriti të sigurojë 71 vota, duke fituar kështu besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar. /abcnews.al