Na ndajnë tre ditë nga nata e madhe e Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Ditën e sotme, profesor Albi Nako ka vizituar fëmijët gjatë provave. Ai i ka pyetur të gjithë lidhur me përballjet që do të kenë.
Në një moment, ka filluar edhe debati mes Kejsit dhe Kristinës, madje kjo e fundit ka filluar të qajë.
Gjithçka ka startuar pasi Kejsi ka deklaruar se nuk e konsideron si rivale dhe jo në nivelin e saj.
“Mikelen, Lusin dhe Fjonën. Kristina është një konkurente e mirë, por jo më shumë se unë dhe nuk e shoh si rivale”, u shpreh ajo, duke bërë kështu Kristinën të prekej. Si pasojë mes vajzave është ndezur debati, të cilin mund ta ndiqni në videon më poshtë:
/abcnews.al