“Los colchoneros” kërkojnë kreun, publikohen formacionet e sfidës Celtic-Atletico Madrid

schedule20:36 - 25 Tetor, 2023

schedule 20:36 - 25 Tetor, 2023

“Los Colchoneros” e Atletico Madrid do të luajë në transfertën e Glasgou, ndaj kampionëve vendas të Celtic në orën 21:00 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 3-të në fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Miqtë do të kërkojë fitoren për të marrë kreun e grupit E, ndërsa skocezët duan 3 pikët e para, pas dy humbjeve radhazi ndaj “tulipanëve” të Feyenoord dhe “shqiponjave” italiane të Lazio.

Simeone ka vendosur ti besojë sulmin të përhershmëve Griezmann e Morata, ndërsa në mesfushë janë De Paul, Koke, Nigeyz dhe Galan, mbrojtës për këtë duel janë përzgjedhur Molina, Savic, Witsel e Hermoso, ndërsa në portë qëndron “gardiani” Oblak. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: