Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares Lorik Cana sot feston ditëlindjen.
Ai mbush plot 37 vite dhe nuk kishte se si për futbollistin të mungonin urimet e shumta.
Mirëpo, më i veçanti ka qenë ai nga bashkëshortja e tij, Monika përmes rrjetit social Instagram.
‘Urime jeta ime’, ka shkruar në shqip ajo, teksa ka zgjedhur një imazh të Lorikut nga plazhi.
Kujtojmë që çifti kanë së bashku një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Boiken. /abcnews.al