Lorenc Trashi do të nisë një eksperiencë të re në Kuvajt, ku i është bashkuar ditën e sotme klubit të Al Qadsia.
Mbrojtësi i majtë është pritur në aeroport nga përfaqësues të klubit dhe tani pritet të nisë edhe stërvitjen me klubin e ri.
Trashi u shit nga Partizani, që përfitoi shumën e 250 mijë dollarëve. Anësori ka nënshkruar për pesë vite dhe do të përfitojë në total shumën e 1 milion dollarëve.
Kontrata e jetës për mbrojtësin, që edhe vjet kishte oferta të ndryshme nga klube europiane që nuk e bindën Partizanin. / abcnews.al