Loredana vjen me një stil krejt ndryshe

schedule12:22 - 4 Korrik, 2020

schedule 12:22 - 4 Korrik, 2020

Ka pak vite në tregun muzikor, por është bërë një nga artistet më të pëlqyera shqiptare, suksesi i së cilës ka tejkaluar kufijtë. Loredana ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, të cilat janë pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku.

Përpos muzikës, Loredana është komentuar shumë për jetën personale, por gjithashtu dhe për stilin e veçantë që ka. Së fundmi, Loredana ka surprizuar ndjekësit e saj me ndryshimin që ka bërë në look. Ajo ka ndarë një video në Instagram, ku shfaqet me flokë më të shkurtër, dhe që i japin një pamje krejtësisht tjetër.

Para pak kohësh, ajo i dha fund marrëdhënies me Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë. Madje, ajo u përfol edhe për një romancë me artistin Zuna, spekulime të cilat këngëtarja i ka mohuar vazhdimisht.  Ndërsa, përsa i përket projekteve muzikore Loredana po shijon suksesin e këngës “Nicht verdient”, një bashkëpunim me Capital Bra. /abcnews.al