Loredana surprizon fansat, publikon foton pa pikë grimi

schedule19:13 - 23 Shkurt, 2021

schedule 19:13 - 23 Shkurt, 2021

Loredana ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit pas rikthimit me Mozzik. Thashethemet qarkullonin prej kohësh, por vetëm së fundmi kur udhëtuan drejt Duabit, së bashku me vajzën e tyre Hanën, ata konfirmuan përmes fotove se janë bashkë.

Dyshja ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale, ku kanë ndarë moment të këndshme nga këto ditë të nxehta që po shijojnë. Këto ditë në plazh, reperja i ka shijuar pa make up dhe si rrallëherë ka guxuar dhe ka ndarë fotografi me ndjekësit në Instagram.

Krahas fotos ku shfaqet pa grim, Loredana ka shkruar: “Unë e vërteta.”, duke i surprizuar fansat me paraqitjen e saj. Përsa i përket muzikës, kujtojmë që projekti më i fundit i Loredanës është dueti me Ufo361 “Kein Hunger”. /abcnews.al