Loredana festoi ditën e djeshme 26-vjetorin e saj të lindjes. Reperja shqiptare është rritur në Zvicër ku dhe ka zhvilluar karrierën e saj të suksesshme në muzikë. Për këtë ditë të veçantë, artistja ka organizuar një festë madhështore, me miq dhe të afërm por mungonte Mozzik.
Dyshja konfirmoi javën që shkoi se i kanë dhënë fund sërish lidhjes së tyre vetëm disa muaj pasi u ribashkuan. Ishte Loredana e cila pohoi përmes një postimi të gjatë, se nuk arritën të mbanin një lidhje të shëndoshë dhe se do të mbeteshin vetëm miq për hir të vajzës.
Pasi ata i dhanë njëri tjetrit një tjetër mundësi, bashkuan forcat për të realizuar një album të përbashkët që pritet të publikohet së shpejti.
/abcnews.al