Loredana po zhvillon një karrierë të suksesshme në Zvicër, atje ku dhe është rritur. Suksesi i jashtëzakonshëm ka bërë që reperja shqiptare të jetojë mes luksit, gjë që e vë shpeshherë në pah nëpërmjet rrjeteve sociale. Së fundmi, Lori ka publikuar disa video ku shihet me një shumë të madhe parash në duar.
Kjo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët i kanë kujtuar skandalin me çiftin zvicerian që e akuzonin për vjedhjen e 700 mijë frangave. Ngjarja bëri bujë në mediat shqiptare dhe zviceriane por reperja u kujdes ta mbyllte këtë skandal duke u kthyer mbrapsht shumën e marrë.
Mediat zviceriane raportuan në Shtator të vitit të kaluar se Lori kishte bërë paqe me çiftin dhe ishin parë së bashku në Luzern. Thuhet se shkak i ndarjes me Mozzik ishte pikërisht kjo ngjarje.
Megjithëse dyshja nuk foli kurrë për arsyen, dyshimet lindën pasi përçarja ndodhi pas akuzave që u ngritën ndaj saj. Ata u ribashkuan një vit më vonë, për t’u ndarë sërish pak ditë më parë. Ishte vetë Loredana që pranoi se janë vetëm miq për hir të vajzës së tyre, Hana.
/abcnews.al