Lopët e tërbuara sulmojnë fermerët, policia vret dy prej tyre

schedule12:08 - 5 Maj, 2022

schedule 12:08 - 5 Maj, 2022

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të enjte në Gjermani ku  dy fermerë janë përballur me tërbimin e lopëve të tyre.

Mediat vendase bëjnë me dije se ato ishin duke transportuar lopët në fermën veriore në Mulhdorf, por pasi zbritën nga kamioni 6 lopë u tërbuan dhe sulmuan njerëzit.

Fermerët e patën të pamundur që të vinin nën kontroll kafshët dhe u desh ndërhyrja e policisë që të vriste dy prej tyre dhe të ndalonte dy të tjera, ndërkohë që dy nga lopët janë akoma të lira.

Për shkak të ngjarjes është mbyllur përkohësisht hekurudha midis Mühldorf dhe Landshut./abcnews.al